Qeveria i jep Butrintin një fondacioni, Baçe: Skandal! – Hera e parë që ndodh në botë, i shtohet PPP-ve
Qeveria i jep Butrintin një fondacioni, Baçe: Skandal! – Hera e parë që ndodh në botë, i shtohet PPP-ve
27 Prill 2022
Qeveria ka vendosur që t’i japë Butrintit për manaxhimin një fondacioni të huaj, i cili do ta mbajë për një periudhë 10-vjeçare.
Kështu, fondacioni ka të drejtën për menaxhimin e Butrintit, për të përcaktuar çmimin e biletave dhe dhënien në përdorim të të gjitha formave të trashëgimisë dhe pasurisë kulturore.
Ndërkohë arkeologu Apollon Baçe, është shprehur se ky veprim është një shkelje e rëndë, ndërsa shtoi se ka pasur plan për menaxhimin e Butrintit, dhe nuk ishte e nevojshme futja e një kompanie të huaja.
Teksa e ka konsideruar skandal, ai tha se kjo do u shtohet PPP-ve të tjera
Apollon Baçe: Këtu kemi të bëjmë me një shkelje totale dhe një shkelje me paramendim. Të thuash se Butrinti do të trajtohet si OJQ është të vësh kujën. Kjo është një gjë shumë e shëmtuar. Kjo ka filluar me kohë. Ka qenë një plan i menaxhimit të Butrintit.
Qeveria i jep për 10 vite Butrintin një fondacioni, Ministria e Kulturës mban sekret kontratën e menaxhimit
Në vitin 2018 u bë rregullimi i ligjit, por nuk ka ato gjërat që janë kryesore. Në asnjë ligj të botës nuk mundet që një kompani jopublike të prek një trashëgimi kulturore. Këtu bëhet një bord që ka dy persona nga Ministria e Arsimit, dy nga Fondi amerikan i zhvillimit dhe Richard Hodges që për mua është një person negativ.
Ne kemi arkeolog shumë të mirë. Për menaxhimin e Butrinit duhet një arkitekt, arkeolog se sa thjesht një arkeolog që gërmon në një kishë ose bazilikë.
Butrinti jep 1,3 milionë ose 1,5 milionë të ardhura. Nuk ka nevojë të vijë askush. Pse duhet të futen autobuza dhe pse duhet të krijohet një qendër. Kjo i shtohet PPP dhe skandaleve të tjera tona.
Nga OraNews