“Qeveria të heqë dorë,…”- Eksperti Zef Preçi flet për fatin e godinave të vjetra: – Përdorimi i forcës së pushtetit, i dëmshëm
1 Mars 2023
Eksperti i Ekonomisë Zef Preçi në një intervistë për Panorama TV ka komentuar projekt vendimin e Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku për shembjen e godinave mbi 50-vjeçare.
Ai tha se qeveria duhet të heqë dorë nga ky projektvendim, teksa theksoi se përdorimi i forcës së pushtetit cenon sigurine juridike.
Pyetje: Pronarët që zotërojnë këto godina, si duhet të dëmshpërblehen?
Eksperti: Uroj e shpresoj që kjo përpjekje të mos shkojë më tej përndryshe sa i takon problemeve të pronësisë në ndërtesa të vjetra që mund të kenë vërtet arsye vërtet për t’u prishur, problemet e bashkëpronësisë ka qenë zgjidhur që në privatizimin në vitet 92-93.
Personat që banonjë janë në mënyrë solidare bashkëpronare dhe truallit e sipërfaqeve të tjera, nuk mendoj se duhet të shpiket rrota.
Qeveria po luan ndërmjetësin mes atyre që kanë para dhe interesa për të ndërtuar dhe atyre që dalin të rinj në nevojën për strehim.
Kjo ndodh në kushtet kur ka një tepricë sipërfaqesh të ndërtuara të pashitura të pashlyera detyrimet në tatime për një numër të madh ndërtuesish, pa marrë parsysh faktin që popullsia po pakësohet.
Qeveritë e bashkitë këto faktorë demografikë që lidhen me mirëqenien i marrin në konsideratë kur vendosin për plane rregulluese.
Nuk shoh probleme juridike përvec faktit që ky kuadër ligjoor është i pazakontë.
Përdorimi i forcës së pushtetit është i dëmshëm e cenon sigurinë juridike të investitorëve në tërësi. Qeveria të heqë dorë nga idetë e inspiruara nga interesa oligarkësh.
Gazeta Panorama