16 Qershor 2023.

Nga Ekspertja e Ekonomisë, Teuta Nunaj

Emigracioni në vend mund të frenohet vetëm duke krijuar politika mbështetëse dhe qeveria të kuptojë nga gabimet e bëra lidhur me fuqinë punëtore, ku citoi “në administratë neopotizmi është mbizotërues, kjo sjell probleme për të kualifikuarit”.

“Tregu funksionon me tre aktorë, biznesi, qeveria dhe konsumatori.

Ne kemi pasojën e asaj çfarë shohim, nuk merremi për të identifikuar shkakun dhe ta zgjidhim problemin dhe mos të përsëritet. Të dy aktorët si biznesi dhe qeveria janë përgjegjës, nuk janë ndjekur politikat për të mbajtur në vend fuqinë punëtore dhe të kualifikuarit, kjo e bën të pasigurt të ardhmen.

Nepotizmi është mbizotërues, në administratë dhe privat. Të gjitha këto të mos bëra, kanë sjellë këtë problem. Biznesi duke mos e vlerësuar punonjësit dhe mos e paguar si duhet ka sjellë këto probleme. Emigracioni mund të frenohet, duke bërë politika dhe përthithur të kualifikuarit. Në të kundërt do të mbetemi një vend në tranzicion”, tha ajo.

Lidhur me paralajmërimet për rritje çmimi të energjisë elektrike për furrat e bukës, ekspertja tha se efekti do të jetë zinxhir dhe për  bizneset por dhe konsumatorët, ku këta të fundit do priren të blejnë më pak.

“Kryeministri disa javë deklaroi se mund të kemi një ndryshim të çmimit të energjisë dhe deklaratat e Entit Rregullator. E para nuk duhet të jetë qeveria ajo që deklaron, Enti kur bën paralajmërim duhet të japë një argument. Nëse rritet çmimi asnjë kompani nuk do ta amortizojë, do të jetë efekt zinxhir. Nëse Enti nuk e argumenton se ka kryer një studim, kjo do të çojë në rritjen e çmimit dhe do ule konsumin nga ana e qytetarëve.

Duhet parë nëse ne kemi marrë masa për ta bërë vendin të pavarur përsa i përket blerjes së energjisë, rritja e çmimit duhet të jetë e fundit, tek ne ndodh e para. Nëse nuk arrin të minimizosh humbjet në rrjet dhe qeveria i ka kryer të gjitha detyrat dhe sërish ka kosto të larta, je i mbrojtur”, tha ajo.