![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/11/e2ec455f-03fa-4c69-947a-b83b6a3b4305-1-Copy.jpg?fit=960%2C587&ssl=1)
Qeveria urdhëron heqjen e enërgjisë elektrike në aktivitetin katolik ku merr pjesë Presidenti dhe ambasadorë
Qeveria urdhëron heqjen e enërgjisë elektrike në aktivitetin katolik ku merr pjesë Presidenti dhe ambasadorë
Një banor i Spitenit u shpreh sot se “Rilindjes do t’ja ndezim trefazorin mu në sy më 25 prill”.
Këtë të dielë Presidenti i Republikës viziton Kishën e Spiten-Prullit në Lezhë, kishë e cila është sipas dokumentave të Vatikanit, zbuluar nga studiuesi Aleksandër Meksi, është e vitit 1402.
Kjo kishë u rindërtua para dy vitëve nga komuniteti katolik vendas dhe ku, ngjitur, u ngrit dhe Kryqi më i madh në Shqipëri, 15 metra i lartë.
Sot është planfikuar që të vizitojë këtë Kishë si dhe monument culture, Presidenti Republikës, Ilir Meta si dhe disa ambasadorë. Organizimi i aktivitetit katolik u mor vesh nga Rilindja dhe që dje u përhap në Lezhë se do t’ju heqin dritat te fshati dhe te Kisha.
Dhe e bënë fakt, OSHEE hoqi dritat gjithë natën këtë të shtunë si dhe sot që do organizohet aktiviteti katolik. Ndërkohë moti është plot diell.
Të pyetur në OSHEE e zonës, thonë nën zë se “është nga lart “difekti””, pra duke aluduar se duhet urdhër i dytë që t’i lëshojë dritat. Pra Qeveria ka urdhëruar heqjen e energjisë elektrike për inat të banorëve që presin Presidentin, një hakmarrje e pisët dhe antikatolike.
Një banor i Spitenit u shpreh sot se “Rilindjes do t’ja ndezim trefazorin mu në sy më 25 prill”.
Koha e Jone