Qeveria “zapton”pronat e universiteteve. –

29/07/19 |

mapo.al

Me dy vendime të njëpasnjëshme qeveria ndërhyn në pronësinë e universiteteve duke kaluar Kopshtin Botanik nga Universiteti i Shkencave të Natyrës te Bashkia Tiranëdhe pronat e Universitetit Bujqësor të Tiranës teMinistria e Bujqësisë. Këto vendime janë kundërshtuar nga sindikatat dhe drejtuesit e universiteteve: Po preket autonomia!

Kopshti Botanik i Tiranës mund të jetë hapësira e vetme e gjelbër në zemër të kryeqytetit pas Liqenit Artificial. I rrethuar nga të gjitha anët me pallate të reja të ndërtuara në dy dekadat e fundit dhe i copëtuar në një pjesë të mirë të tij që e preku gjurma e unazës së re të qytetit, kjo hapësirë e gjelbër i ka shpëtuar deri më sot urbanizimit të ethshëm të qytetit pasi nuk ishte tokë në pronësi të bashkisë. Rreth 15 hektarë tokë e mbjellë me lule, bimë e pemë të rralla, që janë sjellë aty që prej vitit 1971 kur përfundoi ndërtimi i këtij kopshti, ka shërbyer për 50 vite si një laborator për studentët e Universitetit të Shkencave të Natyrës.

 

Por pas 50 vitesh ky kopsht ka ndryshuar destinacion. Me një vendim të qeverisë i ka kaluar në pronësi Bashkisë Tiranë, e cila pritet ta tjetërsojë në funksion të saj, por pa bërë akoma transparente projektin.

Vetëm disa ditë pas këtij vendimi, qeveria mori një vendim të dytë për pronat e paluajtshme, troje e godina të një tjetër universiteti “të pasur” në vend, atë të Universitetit Bujqësor nëKamzë. Edhe ky vendim i heq pronësinë universitetit mbi laboratorët dhe trojet rreth e rrotull duke ia kaluar Ministrisë së Bujqësisë.

Të dyja këto vendime kanë zemëruar sindikatat e universiteteve dhe drejtuesit e FSHN-së, të cilët e kanë cilësuar njëcenim të rëndë të autonomisë universitare dhe lirisë akademike.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)i kërkuan qeverisë të tërhiqej nga vendimi i datës 17 korrik për të ndryshuar pronësinë e Kopshtit Botanik nga Universiteti i Tiranës te Bashkia e Tiranës. Në reagimet e tyre ky vendim është cilësuar si një “cenimi rëndë i lirisë akademike”.

Në të njëjtën linjë është edhe letra e firmosur nga kreu i SPUSH, prof.asoc.drSandër Kovaçi dhe sekretarja e Përgjithshme,prof. asoc. dr. Enkeleda Olldashi, ku shprehet shqetësimi se vendimi i qeverisë është vijim i tentativave për të marrë nënkontroll pronat e universiteteve, ndërsa shprehin frikë për tjetërsimin e tyre. Ata thonë se vendimi në fjalë “cenon rëndë autonominë universitare dhe lirinë akademike sepse KBT, është i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës”.

Ndërkohë ndryshimi i pronësisë së Kopshtit Botanik të Tiranës shihet nga sindikata ashtu edhe FSHN si kërcënim. Në reagim paraqiten si shembuj shpronësimii Fakultetit të Shkencave të Natyrës nga muzeu, tentativa për të tjetërsuar godinën e Fakultetit të Gjeologji-Minierave dhe përplasja e Bashkisë së Tiranës me Universitetin Bujqësor të Tiranës për pjesë të pretenduara të kampusit të UBT-së.

“Përvojat e hidhura të deritashme të Fakultetit të tonë me Muzeun e Shkencave të Natyrës, Departamentin e Bioteknologjisë, “ngrënien” e paradokohshme të një cope nga Kopshti në fjalë së bashku me godinën dykatëshe (dhuratë nga Ambasada Amerikane), për kalimin e Unazës së Re, nuk japin asnjë garanci, përkundrazi, flasin në të kundërt të ndonjë mundësie të realizimit të funksionit dhe misionit të Kopshtit Botanik nga ndonjë institucion tjetër jashtë Universitetit të Tiranës”, thuhet në reagimin e FSHN-së.Fakulteti shprehet se ishte i gatshëm për bashkëpunim dhe se mirëpriste investimet e Bashkisë së Tiranës, por pa cenuar funksionin e KBT-së. Po ashtu, në të dyja reagimet kërkohej prishja e VKM-së dhe paralajmërohet se do të merreshin masa për ta zhbërë atë. “Jemi të vendosur për të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për anulimin e kësaj VKM-je në mbrojtje të Kopshtit Botanik, si aset kombëtar kërkimor dhe mësimor i pazëvendësueshëm”, thuhet në reagimin e fakultetit.

Sindikata: Po cenohet rëndë autonomia dhe liria akademike

E firmosur nga prof. asoc. dr. EnkeledaOlldashi dhe prof.asoc. dr. Sandër Kovaçi, një deklaratë publike e Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH), ngre alarmin për tentativat e qeverisë për t’u hequr universiteteve pronat e paluajtshme. Profesorët, të cilët kanë role drejtuese në këtë sindikatë, e cilësojnë njëcenim tëdrejtpërdrejtë të lirisë akademike tjetërsimin e Kopshtit Botanik, ku shënohet një punë 50-vjeçare studimore.

“SPUSH përcjell sensibilizimin mediatik, në lidhje me VKM Nr.510, datë 17.07.2019, “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)” me objekt kryesor…Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta.

Kopshti Botanik është pronë shtetërore nën administrimin e Universitetit të Tiranës, ndërsa po tentohet të kalojë në pronësi dhe administrim të Bashkisë Tiranë. Kujtojmë se në vitin 1995 Kopshti Botanik është shpallur institucion i rëndësisë së veçantë.

Sqarojmë se: Kopshti Botanik i Universitetit të Tiranës është institucioni i vetëm i këtij lloj në Shqipëri, i themeluar prejvitit 1965, me karakter kërkimor, kulturor, edukues etj. Qysh prej themelimit, KBT ka qenë në kujdesje dhe varësi administrative të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të UT-së.Aktualisht është në varësi të Qendrës Kërkimore të Florës dhe Faunës (QKFF), FSHN, UT. Misioni kryesor është njohja në terren, grumbullimi dhe ruajtja jashtë habitatit natyror (ex situ) në Kopsht e specieve të florës së Shqipërisë, veçanërisht atyre të rralla, të kërcënuara dhe endemike. Gjithashtu, KBT synon në përhapjen e vlerave të larmisë së florës dhe bimësisë së territorit shqiptar nëpërmjet sektorëve tërheqës përkatës si dhe nëpërmjet ekspozitave, publikimeve dhe takimeve shkencore, apo me karakter edukues dhe informues, duke zgjuar interesin e shkollarëve dhe universitarëve. Ky institucion është laboratori natyror më i afërt për të njohur florën dhe bimësinë e vendit, por jo vetëm, për shumë kurse universitare apo klasa të arsimit parauniversitar, jo vetëm nga Tirana, por dhe nga gjithëvendi.Kopshti Botanik i Tiranës është institucion unik në vend me vlera kërkimore dhe edukuese. Është mundi, djersa dhe profesionalizmi i rreth 50 viteve të punonjësve të këtij institucioni.SPUSH vlerëson se Vendimi për kalimin në pronësi të BashkisëTiranë iterritorit të KBT, në mungesë të plotë të transparencës dhe komunikimit për palët e interesit,cenon rëndë autonominëuniversitare dhe lirinë akademike sepse KBT, është i vetmi institucion kërkimor-mësimor në vend në fushën e florës.Qeveria, nëse është e interesuar për mbarëvajtjen e KBT,është e mirëpriturtë shtojë fondet në dispozicion të universitetit, pikërisht për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

SPUSH vlerëson se ky është akti më i funditi një sërë tentativashpër kontroll ndaj pronësisë universitare, si ai i Muzeut të Shkencave të Natyrës, hapësirës së UBT dhe orvatjes për të tjetërsuar destinacionin e ndërtesëssë Fakultetit të Gjeologji-Minierave.

Kjo VKM vërteton dhe njëherë nevojën e realizimit të një prej kërkesave të SPUSHdrejtuar Kryeministrit dhe Ministrit të Arsimit, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet shkresësnr. 286, datë 17.05.2019(deri tani pa përgjigje)për regjistrimin në pronësi të universiteteve të të gjithë pasurive të paluajtshme që ata disponojnë aktualisht.

SPUSH beson në reagimine shpejtë institucional të qeverisë për shfuqizimin e këtij vendimi.Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë do të ndërmarrë të gjitha lëvizjet e saj sindikale, në të gjitha format, që ia njeh ligji për të mbrojtur këtë pasuri të universitetit”, thuhet në deklaratën e SPUSH.

Vendimi,si u bë Kopshti Botanik pronë e bashkisë

Në portën e Kopshtit Botanik qëndron vazhdimisht një roje i cili i pret biletëçdo qytetari që do të vizitojë këtë zonë të gjelbëruar të Tiranës, një qytet ku ky lloj gjelbërimi stonon me betonin që ka kapluar çdo lagje. Ky vend nuk është një lulishte e zakonshme, një polic privat të ndjeknga pas dhe të përcakton zonat ku mund të shëtisësh dhe zonat ku nuk duhet të prekësh bimët. Kopshti Botanik për syrin e një qytetari të zakonshëm të Tiranës është një vend ku mund të mbushësh mushkëritë me ajër, por në fakt ai është një laborator në natyrë i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku jetojnë afro 2 mijë lloje të ndryshme bimësh dhe pemësh.

Për zyrtarët e Bashkisë së Tiranës është një hapësirë që mund të përdoret në funksione të tjera, të cilat akoma nuk janë bërë publike.Pikërisht për këtë qëllim qeveria vendosi t’ia kalojë në pronësi kësaj bashkie me vendimin e datës 17 korrik.

Në mbledhjen e saj të kësaj date qeveria vendosi; “Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të disa pasurive të paluajtshme me vendndodhje në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik), Tiranë, për t’i përdorur për ushtrimin e funksioneve të veta, sipas shtojcës nr.1 dhe kartelave të pasurive që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.2. Bashkia Tiranë dhe Universiteti i Tiranës lidhin një marrëveshje me qëllim garantimin e ushtrimit të aktivitetit mësimor e të veprimtarive kërkimore-shkencore të Universitetit të Tiranës në ambientet e Kopshtit Botanik.3. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurive të përcaktuara në shtojcën nr.1, të këtij vendimi, apo t’i tjetërsojë ato.4. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.430, datë 2.7.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Universitetit të Tiranës”, të ndryshuar, hiqet prona me numër rendor 14, me emërtimin “Kopshti Botanik””.

Vendimi: Universiteti Bujqësor humb pronat e paluajtshme

Kur në prill të këtij viti Bashkia Tiranë nisi punimet për ndërtimin e një shkolle të re në fidanishten e Universitetit Bujqësor të Tiranës, studentë e pedagogë u ngritën në protestë për të mbrojtur territorin e këtij universiteti. Vetëm disa muaj më pas me një vendim qeverie të datës 25 korrik ky universitet nuk do të ketë më si pronë të veten jo vetëm fidanishten, por të gjitha pronat e tjera tëpaluajtshme dhe laboratorët e tij.

Qeveria ia ka kaluar në pronësi dhe përdorim Ministrisë së Mjedisit pa saktësuar se çfarë do të ndodhë me këto toka.

Qeveria vendosi; “1. Kalimin, nga varësia e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Universiteti Bujqësor, Tiranë) te Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, të laboratorëve të diagnostikimit të parazitëve të Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, të tokës bujqësore, trojeve, godinave dhe objekteve të tjera të ndërtuara mbi to, si dhe kalimin kapital të pasurisë tjetër shtetërore të luajtshme.

  1. Kalimet të bëhen duke iu referuar vlerave në bilancin kontabël në datën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim bëhen nga një komision i përbashkët, i ngritur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Universiteti Bujqësor, Tiranë) dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
  2. Me të njëjtën procedurë, sipas pikës 2, të dorëzohen edhe arkivat shkencorë, financiarë, si dhe çdo dokumentacion tjetër arkivor”.

Ky vendim vjen disa ditë pas atij për marrjen e Kopshtit Botanik, pronë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe kalimit në pronësi të bashkisë.

Njësoj si në rastin e parë edhe për pronat e Universitetit Bujqësor qeveria parashikon një marrëveshje bashkëpunimi për t’i lejuar universitetit përdorimin e laboratorëve.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Bujqësor të Tiranës për zhvillimin e praktikave mësimore nga ana e studentëve të tij në mënyrë të përhershme pranë këtyre laboratorëve”, thuhet në pikën 6 të vendimit.