“Qielli bëhet portokalli”/ E pazakontë kjo që po ndodh, stuhia e rrallë natyrore çon në spital 4 mijë njerëz, mbyllen aeroportet e shkollat në këtë vend
“Qielli bëhet portokalli”/ E pazakontë kjo që po ndodh, stuhia e rrallë natyrore çon në spital 4 mijë njerëz, mbyllen aeroportet e shkollat në këtë vend
17 MAJ 2022
Një stuhi e egër rëre ka përfshirë sërish Irakun, duke bërë që 4000 njerëz të përfundojnë në spital me probleme të frymëmarrjes. Reja e dendur e pluhurit që ka mbuluar kryeqytetin irakian të Bagdatit, ka çuar gjithashtu në mbylljen e aeroporteve, shkollave dhe zyrave publike në të gjithë vendin.
Sëmundja i mori jetën parakohe, zbardhet intervista e fundit e ish-deputetes socialiste: Forca e shpirtit është mbi gjithçka
Finalizohet operacioni/ Sekuestrohet pistoleta në një lokal, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim pronari i biznesit. Policia zbardh detajet
“Paçavure”/ Degradon situata, plas sherri mes Robert Alisë dhe Agim Doçit, bën veprimin e papritur në studio: Ty ta kam vënë…
“Daily Mail” shkruan se kjo është stuhia e tetë e pluhurit që nga mesi i prillit që godet Irakun. Ky i fundit është goditur njëkohësisht edhe nga degradimi i tokës, thatësira intensive dhe reshjet e pakta të shiut, të cilat janë të lidhura me ndryshimet klimatike, me temperatura mesatare në rritje dhe reshje dukshëm më të ulëta.
“Qielli bëhet portokalli”/ E pazakontë kjo që po
Në fillim të këtij muaji, stuhia më e fundit e rërës çoi në vdekjen e një personi dhe 5000 të tjerë të shtruar në spital për probleme të frymëmarrjes. Bagdadi është lënë në një shkëlqim portokalli dhe ka mbështjellë shumë qytete të tjera.
Madje kjo stuhi rëre ka përfshirë edhe qytetin e shenjtë Shiite të Najafit në jug dhe Sulaimaniyah në rajonin autonom kurd verior.
Rëra e verdhë dhe portokalli mbuloi çatitë e ndërtesave, makinat dhe madje u fut në shtëpi. Autoritetet në shtatë nga 18 provincat e Irakut, përfshirë Bagdadin, urdhëruan mbylljen e zyrave qeveritare.
Por objektet shëndetësore mbetën të hapura për të ndihmuar ata që janë më në rrezik, si të moshuarit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe sëmundjet e zemrës.
Gazeta Sot