Qindra hektarë tokë e mbjellë nën ujë! – Situatë alarmante në Torovicë të Lezhës
21 Nentor 2022
Vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete.
Por një nga situatat më alarmante është ajo në zonën e Torovicës në qarkun e Lezhës.
Pamjet e mëposhtme tregojnë gjendjen dramatike që kërkon ndërhyrje të menjëhershme.
Janë qindra hektarë tokë bujqësore dhe të mbjella të cilat janë nën ujë.
Situata ka ardhur nga neglizhenca e pastrimit të kanaleve kulluese.
Kjo që po ndodh i rrënon fermerët e zonës. Bordi i Kullimit nuk e ka kryer detyrën duke sjellë pasoja të rënda. Pasi të sigurohet ndërhyrja, e cila është emergjente, duhet që për këtë neglizhencë dikush të mbajë përgjegjësi.
Gazeta Dita