Qumështi i Fshatit dhe kosi industrial me kimikate. – Ja PROVA si ta zbuloni
18 Janar 2023
Tani do të provojmë të kundërtën. Pra, do të blejmë qumësht te fshatarët dhe do të provojmë ta zëmë kos.
Për këtë do të përdorim kose të ndryshme të blera në market. Nëse kosi nuk do të bëhet është një tregues që kosi që kemi marrë në market është i bërë me kimikate.
Është një aldinat soldiumi që përdoret për të fermentuar qumështin jo në rrugë natyrale. Ky përbërës lejohet 2-3% nga vendet e Bashkimit Evropian që kosi të bëhet për tu prerë me thikë. Por kosi bëhet nga ky kimikat dhe jo nga procesi natyral i fermentimit.
Zakonisht me tre orë kosi mund të jetë gati, por ne pritëm më shumë. Për ti dhënë mundësinë e fermentimit kemi pritur mbi 6 orë. Rezultati ishte zhgënjyes. Pothuajse të gjithë kosët e përdorur nuk e kishin kryer procesin e fermentimit.
Konkretisht mostra e parë nuk e kishte fermentuar qumështin. Kjo tregonte se ky kos i blerë në market është i fermentuar jo në proces natyral por me kimikate. Kosi i dytë gjithashtu nuk e kishte kryer procesin e fermentimit. I njëjti konkluzion edhe për mostrat e marra nga 4 prodhues të tjerë.
Nga 7 mostra, vetëm një prej tyre ishte pranë përmbushjes së procesit të fermentimit. Ishte i njëjti prodhues që rezultoi me përbërës të ushqyeshëm edhe tek demonstirmi me qumështin. Por, gjithsesi fermentimi nuk u arrit i plotë, çka tregon se edhe ky produkt nuk është 100 % natyral.
Këto prova të thjeshta na tregojnë se bulmetet në vendin tonë nuk i plotësojnë të gjitha standardet për tu quajtur të shëndetshëm. Megjithatë duhet që institucionet përgjegjëse për garantimin e sigurisë dhe të cilësisë të kryejnë analizat e duhura specifike për të përcaktuar më saktë se me çfarë ushqehen shqiptarët.
Gayeta Shqip