QYFYRE: Gent Cakaj njofton hapjen e zyrës së posaçme: – Kemi qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

29 tetor 2019

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e misionit të Posaçëm të Republikës së Shqipërisë në Kiev, Ukrainë.

Në kuadër të kryesimit të OSBE për vitin 2020 nga Shqipëria, Cakaj tregon se Shqipëria do të adresojë vëmendjen me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministri në Detyrë shkruan se Qëllimi i këtij projektvendimi është përmbushja e një ndër prioriteteve kryesore të Kryesisë shqiptare të rradhës së OSBE-së, që ka të bëjë me situatën në, dhe përreth Ukrainës, krahas konflikteve të tjera të zgjatura të cilat janë fokus të kësaj organizate.

“Shqipëria si vend kryesues i OSBE-së e ka me rëndësi madhore të përcjellë, së pari, tek pala ukrainase mesazhin e rëndësisë dhe vëmendjen që i jep adresimit me qëllim zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë, dhe së dyti, tek 56 shtetet anëtare të OSBE-së.” shprehet Cakaj në postimin e tij.

(F.GJ/FAXWEB.AL)