21 Nentor 2024

Qytetarë te Tiranes kanë mbushur sot rrugët e Tiranës në shenjë protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani duke kërkuar siguri. Prindërit janë mbledhur fillimisht te shkollë “Fan Noli” dhe më pas kanë marshuar drejt sheshit “Skënderbej” me një pankartë gjigande në krye “Institucionet e papërgjegjshme vrasin” dhe bënë apel për marrjen e masave.

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tregoi se i mituri i ndjerë ishte djali i shokut të tij të ngushtë dhe se dhimba për ta ka qenë e madhe.

“Nuk ka dhimbje më të madhe. Ishte si djali im, sepse është djali i shokut tim të ngushtë. Ai person na ka fut thikën të gjithëve”, tha ai.

Një tjetër qytetare i ka bërë apel shtetit të vërë në zbatim ligjin dhe të marrin përgjegjësinë, ndërsa kërkoi dënim kapital për autorin.