Qytetarët nxjerrin zbuluar Erion Veliajn: Ja si na mashtroi kryebashkiaku dhe paratë tona shkuan dëm
Qytetarët nxjerrin zbuluar Erion Veliajn: Ja si na mashtroi kryebashkiaku dhe paratë tona shkuan dëm. –
10/02/2019. Blloku fundor i pallateve në afërsi të bulevardit “Kashar”, pjesë e Unazës së Re, vuan mungesën e investimeve nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Vetë banorët kanë investuar në rikualifikimin urban të kësaj zone, ndërsa ishin dakordësuar me bashkinë që shpenzimet do të ndaheshin përgjysmë. Banorët kanë ndërtuar kanalizimet, kanë shtruar me çakull të gjithë hapësirën rreth e rrotull, kanë mbjell qindra rrënjë pemë, ndërsa premtimi i bashkisë për vendosjen e shtresës së asfaltit dhe ndriçimit nuk është bërë asnjëherë.
Edhe pse ka kaluar një vit nga ky premtim dhe matjeve të bëra në terren nga ana e punëtorëve të bashkisë, asgjë nuk është bërë, situata vijon vetëm të përkeqësohet.
Investimi nga xhepat e banorëve po shkon dëm për shkak të amortizimit, ndërsa rruga është thuajse e pakalueshme, sidomos në kohë më shi, dhe jo vetëm.
Në këtë bllok pallatesh jetojnë rreth 200 familje, ndërsa të gjithë kanë investuar për rikualifikimin e zonës. Investimi i tyre, i rënë në dakordësi me pushtetin lokal, duket se po shkon dëm, për shkak të moskryerjes së detyrimeve dhe premtimeve nga bashkia e Tiranës.