Qytetarët përfunduan të helmuar, dalin rezultatet e analizave të ujit në Bulqizë
8 Korrik 2024
Shërbimi i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Mjedisor në Bulqizë ka bërë të njohur rezultatet e analizave të ujit të pijshëm në Bulqizë, pasi dhjetëra qytetarë përfunduan në spital një ditë më parë me shenja helmimi.
Sipas analizave të kryera, ka rezultuar se uji është i konsumueshëm.
Mësohet se mostra për kryerjen e analizave është marrë në shtatë vende të ndryshme dhe të analizuara mikrobiologjikisht nuk ka rezultuar të ketë ndotje bakterologjike.
Kujtojmë se fillimisht u dyshua për një përzierje mes ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza.
Disa prej personave u paraqitën në spital me siptomat, e diarres, të vjellave dhe temperaturë.