Qytetarja “shuplakë” Kumbaros/ “Ke dështuar, jepni dorëheqjen”
8 Gusht 2022
Qytetarët kanë nisur protestën para ministrisë së Brendshme. Kjo është protesta e dytë që po mbahet nën moton “Drejtësi për Jonadën”, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçit dhe ministres së Turizmit, Mirela Kumbaros.
Një qytetare që ka marrë fjalën gjatë protestës, i është drejtuar ministres Kumbaro që të japë dorëheqjen seps ka dështuar me turizmin.“Ke dështuar me turizmin keni vrarë një vajzë 7 vjeçare. Nuk mund të menaxhoni dot popullin, ju duhet të jepni dorëheqjen”, tha qytetarja.
Ndër të tjera protestuesja theksoi dhe faktin që Presidenti Bajram Begaj nuk pati asnjë reagim për ngjarjen e ndodhur duke e cilësuar si të tmerrshme situatën.“Presidenti heshti për rastin makabër që ndodhi. E tmerrshme ku jetojmë. Kësaj i thonë me të vra e mos me t’lanë me kja”, shprehet qytetarja e revoltuar./ CNA.al