Qyteti antik i Albanopolisit i harruar, nuk gjendet në asnjë guidë turistike
Qyteti antik i Albanopolisit i harruar, nuk gjendet në asnjë guidë turistike
Qyteti antik i Albanopolisit është lënë në harrese prej dekadash. Ndonëse ai ndodhet në rrugën nacionale Krujë-Fushë Krujë, ky qytet antik nuk ndodhet në guidat turistike që ngjiten deri në Kalanë e Krujës. Së fundmi Bashkia e Krujës, së paku ka kositur barin, shumë pak për një monument të tillë të trashëgimisë kulturore.
17 Qershor 2020
Albanopolis, qyteti antik shtrihet ndërmjet rrugës nacionale Krujë-Fushë-Krujës, por nuk ndodhet në asnjë guidë turistike.
“Kushti që është tani nuk afron thuajse asgjë përveç ca tabelave turistike që janë vendosur”, tha Zëdhënësi i Bashkisë Krujë, Drini Masha.
Bashkia e Krujës thotë se ka nisur pastrimin e ferrave dhe heqjen e gardhiqeve.
“Kemi nisur aksionin e pastrimit. Të çfarëdolloj zaptimi që ka në qytetin e vjetër ilir. Ky është hapi i parë për ta kthyer në një zonë të mirëfilltë turistike”, u shpreh Masha.
Ndër vite banorët e fshatit Zgërdhesh kanë dëmtuar monumentin e kulturës duke hequr gurët e kalasë.
“Ka shumë vite e dekada që është lënë në harresë. Nuk ka munguar edhe prezenca e atyre personave që në thonjëza e kishin privatizuar qytetin antik”, shtoi ai.
Albanopolis është ndërtuar në shekullin 7-6 para erës sonë dhe ishte qendra e fisit Ilir me emrin Albane. Edhe atyre pak vizitorëve që shkojnë në Albanopolis nuk u ofrohet asnjë shërbim.
Shqiptarja.com