Qyteti me i ftohtë në botë, ja çfarë bëjnë banorët në -53.2°C
Qyteti me i ftohtë në botë, ja çfarë bëjnë banorët në -53.2°C
Ka qenë një spektakël i vërtetë ai që është organizuar nga mijëra njerëz në qytetin më të ftohtë në botë.
Bëhet fjalë për Hu Xhong në Kinë, ku temperaturat kanë shënuar plotë -53.2 gradë Celsius.
Sipas mediave botërore, ky është rekordi i të ftohtit në këtë zonë.
Njerëzit kanë realizuar një koreografi mbresëlënëse për të formuar shifrën që shënon termometri.
Ata kanë hedhur në ajër ujë të ngrohtë, i cili është kristalizuar në mënyrë të menjëhershme dhe është kthyer në akull dhe dëborë, duke krijuar imazhe mahnitëse.
Për shkak të pozicionit gjeografik, Hu Xhong, përjeton çdo sezon temperatura shumë të ulëta.
Ka qenë kjo një mënyrë tepër e veçantë për të festuar ditën që shënon Solsticin Dimëror dhe më konkretisht, ardhjen e dimrit në mënyrë zyrtare, në të gjithë botën.
j.l./ dita