![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/Anastas-Kostandini.jpg?fit=675%2C450&ssl=1)
“Qyteti si pikturë-muzikë-arkitekturë”, Taso (Anastas Kostandini) çel ekspozitë në Pogradec
![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2023/04/Anastas-Kostandini.jpg?resize=861%2C574&ssl=1)
Anastas Kostandini
22 Prill 2023
“Qyteti si pikturë – muzike – arkitekturë” ishte ekspozita e piktorit të njohur pogradecar Anastas Kostandini (Taso), e cila u çel këtë fundjavë në qytetin liqenor të Pogradecit.
Ishte Kuarteti i Harqeve “ILA 74” me artistët Kostika Tanto, Vangjush Papadhimitri, Zeqir Sulkuqi dhe Ilo Kanani qe çelën ekspozitën me interpretimet e tyre, homazh për Sotiraq Kostandinin, vëllanë e piktorit të njohur.
Më pas të pranishmit soditën mbi 40 vepra të ndryshme në vizatim dhe pikturë të qytetit të Pogradecit dhe Parisit të prezantuara në ekspozitë
Pogradeci i poetëve dhe piktorëve të shquar, është kthyer në një qytet ku ngjarjet artistike janë gjithmonë e më të shpeshta dhe uroj që kjo traditë të vazhdojë, thotë Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole i cili ndoqi eventin artistik, i cili vëren se qarku që drejton shquhet për ngjarjet artistike dhe artistët e tij.
Ekspozita “Qyteti”, e piktorit Anastas Kostandini do të qëndrojë e hapur për 10 ditë në galerinë e arteve në Pogradec.
![600f0e0c D6b2 47a6 92a0 407de3629a91](https://i0.wp.com/www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/600f0e0c-d6b2-47a6-92a0-407de3629a91-467x350.jpg?resize=467%2C350&ssl=1)
![82ed07c2 285f 419b A3ac A4b724c50055](https://i0.wp.com/www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2023/04/82ed07c2-285f-419b-a3ac-a4b724c50055-467x350.jpg?resize=467%2C350&ssl=1)
Nga BalkanWeb