Qyteti turk i fantazmave.

I projektuar që të shndërrohet në qytet luksoz a atraksion turistik, Bunrj Al Babas në Turqi aktualisht është qytet fantazmash. Autoritetet kanë provuar që edhe nëpërmjet UNESCO-s ta shpëtojnë këtë projekt

Në gjysmë të rrugës midis Stambollit dhe Ankarasë është një fushë mbuluar me pyje pishash, me ca burime ujërash termike. Aty është edhe qyteti i braktisur, Bunrj Al Babas, që jep imazhin prej atyre të filmave vizatimorë të “Dysneyt”.

Bunrj Al Babas është shembull i asaj se si një projekt luksoz mund të dështojë prej udhëheqjes së keqe dhe rrjedhave globale financiare. Rrugët ende s’janë përfunduar e në jo pak vende janë lënë mënjanë materiale ndërtimore.

Qytetin ishte planifikuar që ta popullonin klientë pasanikë arabë. Ishte planifikuar të ndërtohej edhe një hamam luksoz, qendër tregtare e shumëçka tjetër.

Qyteti Fantazme

“Sarot Properties Group” qe kompania e përzgjedhur si punëkryerëse. Ndërtimi i vilave që ngjasojnë me kështjella të vogla nisi më 2014. Hiç më pak se 200 milionë dollarë u shpenzuan për ndërtimin e 587 objekteve nga 732 sa ishin planifikuar. Por më 2018 erdhi goditja nga kriza financiare, tregu i patundshmërive dhe ekonomia u zhytën në probleme e lira turke humbi në vlerë. “Sarot Properties Group” shpalli falimentimin dhe punimet u ndërprenë.

Bunrj Al Babas gjendet ca kilometra larg prej qytetit Mudurnu. Autoritetet e qytetit tek kohëve të fundit kanë vendosur të tentojnë që qytetin ta shndërrojnë në qendër turistike.

Zyrtarët kanë propozuar që të nisë peticioni që qyteti të futet në Listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Kompania “Sarot Properties Group” vitin e kaluar ka njoftuar se ka dalë nga falimentimi dhe se synon që t’i shesë 100 vila për ta larë borxhin dhe të vazhdojë me zhvillimin e projektit. Megjithatë kjo punë i është besuar “NOVA Group Holdings”, kompani amerikane multinacionale.

Ende nuk dihet se si do të jetë e ardhmja e këtij qyteti. Nëse pajtohet kompania, do të shndërrohet në një qendër turistike luksoze e që qe edhe synim i autoriteteve.