Qyteti turk pranë epiqendrës se termetit.- Pa asnjë të vdekur dhe asnjë ndërtesë të shembur: – Nuk lejuan ndërtimet pa leje!
15 Shkurt 2023
Bilanci dramatik i viktimave me 35 mijë të vdekur dhe niveli i shkatërrimit e bën tërmetin e 6 shkurti më vdekjeprurësin në historinë moderne të Turqisë.
Kjo është fatkeqësia më vdekjeprurëse në 100 vitet e saj si republikë. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u shpreh më herët se lëkundjet javës së kaluar kanë pasur “forcën e bombës atomike”. Qindra mijëra ndërtesa nuk mund të përdoren sot në këtë pjesë të Turqisë. Por qyteti i Erzinit, i ndodhur në mesin e rajonit të Hatay-t të prekur rëndë nga katastrofa, është i gjithë në këmbë: Atje nuk ka asnjë të vdekur, sipas gazetës turke Hyrrijet, e asnjë godinë të dëmtuar rëndë. Në fakt në qytetin me 42 mijë banorë, rreth 110 km larg epiqendra e tërmetit, janë prekur vetëm disa banesa familjare e disa minare.
“Nuk kemi gërmadha, viktima apo lëndime për shkak të tërmetit”, citohet të ketë thënë kryetari i këtij qyteti, Okke? Elmasoglu, duke shprehur ngushëllimet e tij për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Shpjegimi i kryebashkiakut Ökke? Elmaso?lu është mjaft i thjeshtë: Ai nuk ka lejuar ndërtimet e paligjshme në këtë qytet.
“Kemi pasur një linjë shumë të qartë në lidhje me këtë. Ka pasur sigurisht, njerëz që kanë tentuar të bëjnë të kundërtën. Ndonëse në fillim nuk mund t’i ndiqnim dot të gjithë pasi nuk kishim personel të mjaftueshëm, i raportuam në prokurori dhe u mor vendimi që godinat e ngritura në mënyrë të paligjshme, të shembeshin”, është shprehur ai.
Duke theksuar se ka nevojë për një “ndryshim total të mentalitetit” për sa i përket ndërtimeve në vend, Elmaso?lu nënvizon se edhe qytetarët vetë nuk duhet të kërkojnë lëshime nga shteti për ndërtimet pa leje, ndërsa autoritetet sipas tij nuk duhet të ngurrojnë për të prishur këto ndërtesa kur është e nevojshme.” Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se pjesa më e madhe e banesave atje rreth janë ose të shkëputura ose katërkatëshe, ndërsa numri më i lartë i kateve është maksimumi gjashtë.
Gazeta Shqip