Qyteti zgjohet i mbuluar nga tymi. – Vazhdon zjarri në gadishullin e Karaburunit. -Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Qyteti zgjohet i mbuluar nga tymi. – Vazhdon zjarri në gadishullin e Karaburunit. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
– 29.07.2021
Vijon prej tre ditësh zjarri në gadishullin e Karaburunit. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi se zjarri ka djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me pemë e shkurre, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Ndërkohë po punohet me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve, pasi automjetet e kanë të pamundur të ngjiten pranë vatrave të zjarrit.Sipas prefekturës së Vlorës sot priten të vijnë në ndihmë disa ushtarë . Ndërkohë terreni i vështirë për të shkuar në mal e bënë edhe më te vështirë fikjen e zjarrit.
Ndërkohë që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë te detyruar te zbresin nga mali, dhe për te zbritur duhen të paktën dy orë. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.
Gazeta Shqiptare