Radhima mes shpopullimit dhe ndryshimit etnik të popullsisë
11 Korrik 2024
Pamja, afërsia me detin dhe natyrisht klima, e bëjnë fshatin e Radhimës një ndër fshatrat që ka potencial të mirë për të zhvilluar turizmin. Mirëpo si çdo fshat në vendin tonë edhe Radhima është prekur nga fenomeni i shpopullimit, që ka reduktuar ndjeshëm popullsinë e zonës.
Mirëpo, kohët e fundit thënë në mënyrë metaforike nëse largohet një vendas, në fshat vjen një i huaj që shijon dhe kënaqet me atë çfarë gjen në fshatin Radhimë.
Dhe në fakt, shtetas Ukrainës dhe polakë, kanë nisur të investojnë duke blerë prona në Radhimë.
Sipas banorëve të zonës, nëse investimet në infrastrukturë do të kthejnë vëmendjen në fshatin e Radhimës, atëherë ky vend ka shanse të mira që të shmangë braktisjen dhe të përmirësojë të ardhurat e banorëve të tij.