Rajoni me tre kryeministra shqiptarë, Murati: “Nuk ka lidhje fare etnia, shihni ç’bëjnë”. – “O mburravecë, mos u dehni me ujë”.
“Të dehesh me ujë” – shkruan diplomati dhe publicisti Shaban Murati, duke komentuar faktin që rajoni ka tashmë tre kryeministra shqiptarë dhe ngazëllimin e rrjetit për këtë.
“Shqiptari Sinan Hasani ka qenë president i Jugosllavisë. Shqiptari Petar Karagjorgjeviç ka qenë mbret i Serbisë. Shqiptari Françesko Krispi ka qenë kryeministër i Italisë. 36 shqiptarë kanë qenë kryeministra të Perandorisë Osmane. Shqiptari Jorgos Zografos ka qenë ministër i jashtëm i Greqisë. Çfarë fitoi çeshtja kombëtare?”, – shkruan Murati dhe shton:
“Nuk ka asnjë domethënie origjina etnike e një drejtuesi qeverie, por ka domethënie se kujt i shërben ai. Sepse nëse sot dy kryeministra shqiptarë, në vend që t’i kërkojnë Serbisë të njohë Kosovën si shtet, dalin dhe i kërkojnë Kosovës që të hyjë si provincë serbe në “Ballkanin e hapur”, kuptohet se ku e çojnë ujin.
Këtu ka marrë fund origjina shqiptare e tyre dhe ngrefosja etnike. Sepse në “Ballkanin e hapur” serb të tre kryeministrat shqiptarë do t’i drejtojë presidenti serb. Ndaj të mburravecësh me origjinën etnike të tre kryeministrave shqiptarë në Ballkan don të thotë të dehesh me ujë”.
i.b. / dita