Raketa ruse del jashtë kontrollit, po bie drejt Tokës
Raketa ruse del jashtë kontrollit, po bie drejt Tokës
5 JANAR 2022
NASA po gjurmon një pjesë të raketës ruse “Angara-A5”, e cila u lëshua nga porti hapësinor Plesetsk në rajonin veriperëndimor të Arkhangelsk të Rusisë më 27 dhjetor, por doli jashtë kontrollit, raporton CNN.
Brenda 24 orëve pritet që një pjesë e raketës të bjerë në Tokë, por nuk dihet saktësisht. “Është e sigurt të thuhet se në 24 orët e ardhshme do të jetë në rënie, por askush nuk mund të thotë ku saktëssht”- tha Holger Krag, kreu i Agjencisë Hapësinore Evropiane të Hapësirës.
Megjithatë, mes shkencëtarëve ka mendime se pjesa e raketës mund të bjerë në Oqeanin Paqësor, Oqeanin Indian, Meksikë dhe Teksas.
“Për të qenë i qartë, unë nuk e konsideroj këtë objekt si shumë të rrezikshëm”-shkroi McDoëell në Tëitter, ndërsa shtoi se megjithatë, “rreziku është real dhe nuk mund të injorohet”.
Shumica e pjesëve të raketës hapësinore digjen gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës, por ekziston mundësia që atë të depërtojnë dhe të shkaktojnë dëme të mundshme nëse bien në zona të banuara.
Gazeta Sot