Moldavi

10 Tetor 2022

Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shënjestër Ukrainënn kaluan përmes hapësirës së saj ajrore.Kjo shtyu Moldavinë që të thërrasë në bisedë të dërguarin rus, për t’i kërkuar shpjegime.

“Tri raketa të lëshuara nga Rusia drejt Ukrainës mëngjesin e sotëm, u lëshuan nga anijet ruse në Detin e Zi. Ato kaluan përmes hapësirës ajrore të Moldavisë”, shkroi në Twitter ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu.

“E kam udhëzuar ambasadorin rus që të vijë në takim për të ofruar shpjegim”.

Popescu shprehu zemërim për shumë sulme të kryera mëngjesin e së hënës në qytetet ukrainase, pasi Moska fajësoi Ukrainën se ka kryer shpërthime në urën që lidh Krimenë me Rusinë.

“I tmerruar nga sulmet e shumta me raketa në qytetet në mbarë Ukrainën, përfshirë në kryeqytet, Kiev, duke shënjestruar caqet civile. Rusia duhet të ndalë vrasjet”, tha ai.

Popescu tha se zyra e tij ka qenë në kontakt me stafin në Ambasadën e Moldavisë në Kiev dhe tha se të gjithë janë të sigurt “dhe po strehohen nga këto sulme të pakuptimta ndaj civilëve”.

Sikurse Ukraina, edhe Moldavia është shtet i dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik, dhe ka një Qeveri pro-perëndimore.

Qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, qindra mijëra refugjatë ukrainas janë strehuar në Moldavi.

Moldavia, së bashku me Ukrainën, kanë fituar statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, në dritë të pushtimit rus.

Moldavia ka një rajon të shkëputur, Transnistrinë, që armatoset dhe mbështetet nga Rusia./REL

Nga Gazeta Sot