Rama a u arrestua në Francë në ’94?! A do paditet për shpifje Henze?
Rama a u arrestua në Francë në ’94?! A do paditet për shpifje Henze?
Martin Henze, i pranishëm shpesh kohët e fundit, veçanërisht në mediat afër opozitës, i ka drejtuar dje kreut të qeverisë Edi Rama disa pyetje në adresën e tij në Twitter.
Henze kërkon përgjigje nga Edi Rama nëse ka qenë i arrestuar në Francë, gjatë vitit 1994, për vjedhje ikonash.
“A keni qene në burg në Francë në vitin 1994 dhe keni bërë tregti me ikona të vjedhura?”, shkruan Martin Henze në postimin e tij në faqen zyrtare të Edi Ramës në Twitter.
Henze njihet si konsulent afër PD, drejtues i kompanisë GSK që merret me konsulencë ndërkombëtare.
Pritet reagimi i kryeministrit Rama, i cili e ka shumë zët shpifjen.
Deri tani ai nuk ka reaguar.
Më herët kryeministri deklaroi se paditi gazetën BILD për shpifje pas botimit të disa bisedave kompromentuese që shkelnin ligjin zgjedhor.
Por ajo që kryeministri i paraqiti publikut shqiptar si “padi” ishte një kërkesë rutinë e një avokati pranë BILD, kërkesë e cila nuk u pranua.
BILD i qëndroi botimit.