Rama apo Basha, kush fiton të dielën? Opinionistët e njohur të studiove televizive japin parashikimet e tyre
Rama apo Basha, kush fiton të dielën? Opinionistët e njohur të studiove televizive japin parashikimet e tyre
23 PRILL 2021
Të ftuar në “Zonë e Lirë” për të folur për zgjedhjet e 25 Prillit, opinionistët Arjan Çuri, Artur Zheji, Armand Shkullaku dhe Baton Haxhiu kanë thënë se fiton pasnesër.
Arjan Çuri: I besoj sondazhit tim personal. Fiton opozita e bashkuar, e padiskutueshme. Ka 75 vende PD-LSI e të tjerë, nga sondazhi që kam bërë në Tiranë me fokus grupet e studentëve.
Artur Zheji: Mendoj që një koalicion është gjithmonë më shumë se një parti, pasoja është humbja e Ramës, kërkesa për një mandat të tretë është gjithmonë e forcuar. Me një diferencë të ngushtë fiton opozita. Uroj që zgjedhjet mos të prishen, PS mund t’i prishi.
Armand Shkullaku: Nis nga përvoja, mendoj që këto zgjedhje i fiton opozita e bashkuar. Përveç faktorëve politikë, PS në ditën e vet më të mirë ka marrë 66 mandate, zgjedhjet e 2017 nuk i konsideroj. Edhe në ato zgjedhje që i kishte koalicion fare, Edi Rama me Shijak me të gjitha, mori 74 mandate. Rezultati do jetë i ngushtë, fiton opozita.
Baton Haxhiu: Nuk kam shumë dilema, 74-75 mandate për PS, do jetë diku rreth 59-60 mandate për PD, 3-4 maksimumi mandate do ketë LSI, partitë e vogla besoj do bien.
Gazeta Sot