Rama del për dialog, por bën monolog. –
Rama del për dialog, por bën monolog. –
– Ka listuar arritjet e qeverisë dhe më pas është ndalur te studentët. Ende po vijon, por nuk ka një bashkëbisedim, Rama vijon monologun.
Pjesë nga reagimi i Ramës:
Jemi sot në një moment të rëndësishëm, ku studentët kanë dalë në protestë. Që prej ditës së parë unë i kam kërkuar të ulemi e të diskutojmë. Kjo nuk është bërë e mundur deri në këtë moment
Është hera e parë e protestave kur qeveria kërkon të flasë, dhe protestuesit thonë jo. Unë besoj shumë fortë që dialogu është shumë i domosdoshëm, është rruga e zgjidhjes. Dua ta sqaroj shumë qartë se qeveria nuk kërkon negociata por dialog, studentëve dua t’iu them që ta kuptojnë këtë dallim kaq të thjeshtë.
Ne dhe studentët nuk jemi në konflikt që të kemi se çfarë të negociojmë. Kam 7-8 lista kërkesash në dorë, dhe ne po vazhdojmë ende mbledhjen e tyre dhe në rrjetet sociale. Unë nuk kam dëgjuar në ndonjë rast në histori që protestuesit të mos kërkojnë që të ulen me qeverinë.
Nuk mund të veprojmë me moton: o bëhet kjo, o bëhet nami! Kush student i thotë nënës ose babait se unë kam këto kërkesa, o mi plotësoni ose ndryshe do i vë flakën shtëpisë! Në asnjë vend nuk ndodh kjo.
Nëse protesta është e atyre që dolën spontanisht në një protestë për një gjë të drejtë, duhet të dialogojmë. Dialogu nuk është një akt martese me zorrë, por është një akt ku palët flasin dhe dëgjohen. Vazhdoni protestoni dhe shumë mirë bëni që protestoni.
Si mund të jemi sot në këtë Shqipëri, duke bërë një rrugë të gjatë dhe të vështirë, dhe të punojmë kundër dialogut me qeverinë dhe kryeministrit. Pse ca është kryeministri dyqan, magazinë, ku shkruhen kërkesat dhe merren përgjigjet nga televizori?
Ga: 27 Al
Po ky ziteri e ka per bezdi ti degjoj njerzit perreth dhe te marr ndonje mendim api sugjerim.! Zt.Kryeminister i do vet te gjitha.! Çfar fati per ne,fat i madh.!