Rama dhe botoksi i genjeshtert me te verteten. –
Rama dhe botoksi i genjeshtert me te verteten. –
Nga Dritan Laci Opinion.al.-
Rama dhe e vërteta janë si një grua me buzët me botoks apo me vithet e bëra, që ti e di qe nuk jane forma natyrale por qe prape ai perpiqet te te mbushe mendjen qe eshte nje femer 20 vite me e re se c’tregon mosha e vertete..
Ky është raporti estetik që Rama ka me të vertetën, ku sa herë përpiqet ta mbulojë të vërtetën me kirurgji plastike, po aq herë i plas botoksi i gënjeshtrës.
Kush e dëgjoi kryeministrin sot përpara të tijve tek mbronte Fatmir Xhafën gati të shpërfytyruar, e kupton se në çfarë sikleti është e vërteta dhe Rama.
Politika dhe e vërteta kanë qenë gjithmonë në një raport të shtrembëruar, por Kryeministri i Shqipërisë meriton një hundë si ajo e Pinokut për pafytyrësinë që ka për të thënë gënjeshtra dhe aftësinë që ka për ti thënë ato ditën për diell dhe ngulmimin për ti bërë ti besojnë se ato që thonë janë të vërteta.
A nuk thoshte kështu për avionët e drogës që i binin si meteorë nga qielli një e nga një sa në Ishëm, sa në Divjakë, sa në Vlorë, sa në Lezhë, sa herë nga foltorja e parlamentit i cilësonte si mushkonja në mëndjen e opozitës?
A nuk kërcente Rama si pupagjel nga foltorja e Parlamentit kur thoshte se bëni propagandë me kanabisin, kur ende edhe sot agjencitë e huaja ligjzbatuese kapin tonelata të tëra lëndësh narkotike që vijnë nga Shqipëria, hambarët e hashashit të së cilës nuk paskan të mbaruar.
A nuk thoshte kështu për Saimir Tahirin që më gjeni një provë që e implikon dhe sot e ka në bangën e të akuzuarve me prova kokëforta për implikimin e tij në trafikun e lëndëve narkotike.
Sot po ky kryeministër po mbron Ministrin e radhës së Brendshëm, posti i të cilit është në konflikt interesi me profesionin si trafikant të lëndëve narkotike të vëllait të tij.
Por jo Rama siç bëri me Saimirin nuk ka ka se si ta lëshojë Fatmirin.
Sepse ky kryeministër në emër të shpirtit kurvëror ka një raport problematik me të vërtetën dhe kjo është e dukshme.
Ky kryeministër është thjesht në një siklet të madh.
Ndaj në të vërtetat që Rama përpiqet të fshehë dhe botoksit të gënjeshtërt që përpiqet ti veshë moralit të përlyer në emër të shpirtit kurvëror nuk ngelet gjë tjetër vetëm për ta përkufizuar personalitetin e tij të rremë si kryeministër me një shprehje të Bertold Brecht: “Ai që nuk e njeh të vërtetën është thjesht budalla. Por ai që e njeh dhe e quan gënjeshtër, është kriminel”.
/Opinion.al