5 Qershor 2024

Teksa kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni po zhvillojnë konferencën për shtyp pas përfundimit të inspektimit të kampeve që do presin emigrantët, disa aktivistë kanë zhvilluar protestë.

Disa aktivistë kanë hapur një banderolë në një pallat përballë kampit. Nga shkrimi duket se ata kundërshtojnë pushtimin e Shqipërisë nga Italia në vitin 1939.

Ndërkohë që pas kësaj proteste qytetare, aktivistët janë shoqëruar nga policia pa të drejtë.