Rama do të vendosë blinda, por… – Berisha zbulon skenarin e protestës së 7 korrikut, – Jo gjithçka mund të thuhet.
Rama do të vendosë blinda, por… – Berisha zbulon skenarin e protestës së 7 korrikut, – Jo gjithçka mund të thuhet.
30 Qershor 2022
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’, lidhur me protestën kundër qeverisë që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00.
Berisha u pyet për skenarët e mundshëm në protestë, por nuk dha detaje duke thënë se “jo gjithçka mund të
thuhet”.
Kryedemokrati theksoi se protesta do të vijojnë dhe do të ketë qendra civile kundër qeverisë.
Berisha: Do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë
qytet tjetër.
Fevziu: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenarë tjetër?
Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani.
Fevziu: Do vijojnë protestat?
Berisha: Absolutisht nëse themi protestë do të nënkuptohet në mënyrë të padiskutueshme një protestë e
zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qëndresës civile.
Gazeta Dita