
“Rama doli si një hije e shëmtuar e Enverit!”- Mitingu i Ramës te sheshi “Skënderbej”. Lubonja: – Ka shkelur ligjin e autonomisë së pushtetit lokal!
21 Shkurt 2025
Analisti Fatos Lubonja, e ka cilësuar skandal dhe shkelje të Kushtetutës mitingun e kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë Tiranë pasditen e sotme, në sheshin “Skënderbej”.
“Ishte një skandal, gjë e turpshëm dhe shkelje e Kushtetutës, një ndërhyrje në një pushtet autonom, poshtërim i atyre njerëzve që i përdor për fushatë elektorale, se nuk ishte mbledhje punë ajo”, tha analisti.
Në emisionin “Open”, në News 24, Lubonja e cilësoi kryeministrin “si një hije e shëmtuar e Enver Hoxhës”, por që sipas tij, sillet më keq se ish-diktatori.
“Në atë fjalim kishte disa shkelje Kushtetuese, për të mos folur për moralin e komunikimit dhe ata njerëz që qëndrojnë si dele atje. Ditën që është përmbys Enver Hoxha, del si një hije shëmtuar e Enverit dhe sillet më keq se Enveri. Se Enveri thoshte “partia, partia”, ky thotë “unë, unë””, tha Lubonja.
Ndër të tjera, ai u shpreh se takimi i kryeministrit nuk ishte mbledhje pune, por një marrje e një pushteti që është autonom.
Lubonja: Ishte një skandal, gjë e turpshëm dhe shkelje e Kushtetutës, një ndërhyrje në një pushtet autonom, poshtërim i atyre njerëzve që i përdor për fushatë elektorale, se nuk ishte mbledhje punë ajo.
Kërcënim për SPAK, nuk la fjalë pa thënë, me një gjuhë deliranti që ka ndjenjën e omnipotencës, që e konsideron veten mbi ligjin. Në atë fjalim kishte disa shkelje Kushtetuese, për të mos folur për moralin e komunikimit dhe ata njerëz që qëndrojnë si dele atje. Ditën që është përmbys Enver Hoxha, del si një hije shëmtuar e Enverit dhe sillet më keq se Enveri. Se Enveri thoshte “partia, partia”, ky thotë “unë, unë”.
Ka ardhur aty që do bëj plan urbanistik të Tiranës, që përcakton çfarë do bëhet ku, çfarë do ndërtohet, dhe ka bërë një Tiranë, që sa herë i teket për të ngritur ndonjë gradaçelë, prish ndonjë gjë.
E para, nuk është mbledhje pune, e dyta është një marrje e një pushteti që është autonom. Është zgjedhur Erion Veliaj, e ka zgjedhur populli. Ka shkelur ligjin e autonomisë së pushtetit lokal. Kryetari është në burg, po është kryetar se nuk e ka shkarkuar ai.
Mesazhe politike ishin disa. Mesazhi ishte që ne jemi më të mirë të botës, të ndërtoj një realitet tjetër, ndërkohë që e shohin të gjithë që aty është bërë mullar. Është një kërcënim për SPAK, për mediat, një demonstrim force dhe një intimidim i njerëzve që dalin aty. Ata janë hallexhinj që nuk dalin kot aty të dëgjojnë fjalët e tij, që nuk i ka nxjerrë ndonjëherë nga goja.
Nga: Gazeta Panorama