11 Mars 2025

Analisti politik, Arion Sulo, ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama që deputetët e vjetër do të jenë në lista të hapura, ndërsa emrat e rinj në listën e sigurt.

Sulo tha në emisionin “Open” në News24 se “Rama e ka vënë kalin para karrocës”, duke shtuar se ata që socialistët i mbështesin dhe janë karriera e PS i hedh në atë që e quan ‘thertore elektorale’, ndërsa të rinjtë që nuk i njeh njeri, sipas tij, të jenë në listë të sigurt.

“Është shumë e çuditshme dhe pa gjasë që të bësh një ekip dhe lojtarët që të kanë dhënë fitoren deri tani, janë karriera e partisë dhe janë socialistët që i mbështesin, ti t’i sakrifikosh. Dhe të rinjtë, ti merr disa të panjohur, kërkon votën e socialistëve, duke i sakrifikuar ata për të cilët ajo ka pasur organizimin, jetën. Lista e hapur është një thertore elektorale.

Përfytyroni që në Tiranë do  të jetë Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Erion Braçe, Kodhelin më duket së lë fare. Edhe për gratë tha do ta shikojmë.

Unë nuk jam as për të kundërtën, që të rinjtë të vendosen në listë të hapur. Duhet një kumbimin. Rama e ka vënë kalin para karrocës. E ka thënë që 6 muaj më parë, do jenë të rinjtë dhe të reja nga diaspora.

Kjo nuk bëhet kështu, merr të vjetrit dhe hidhi në thertore elektorale dhe merr të rinjtë që nuk i njeh njeri”, tha Sulo.