Rama e quajti Desdemonë, Mesila Doda i përgjigjet ‘flakë për flakë’ kryeministrit dhe e kërcënon: – Do të të dërgojë…
Rama e quajti Desdemonë, Mesila Doda i përgjigjet ‘flakë për flakë’ kryeministrit dhe e kërcënon: – Do të të dërgojë…
9 MARS 2021
Ish-deputetja Mesila Doda i është përgjigjur ‘flakë për flakë’ kryeministrit Rama pasi e quajti Desdemonë.
“Unë nuk marr përsipër të lidh ty me zinxhirë…është një punë që duhet ta bëjë Ofelia që ke në shtëpi, po marr përsipër të kryej çdo akt ligjor që ty të të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh që i ke bërë këtij vendi.”, shprehet Doda.
Postimi i plotë:
Llaxorja e lagjes hapi gojen… tani e paska zene edhe me grate… ne fakt per ty sdo harxhoja kohe te shkruaja as dy rreshta… nje langaraq burre si ty qe pergojon te madh e te vogel njerzit duhen vetem ta percmojne, por kryeministri i vendit tim qe sillet si me i fundit llafazan tavolinash meriton vetem dy fjale. Je i mjere o i zi… je i mjere se ke vetem nje mendim fiks ne koken tende… pushtetin. Dhe cilido qe eshte mes teje dhe pushtetit meriton te fyhet e pergojohet… je mjeran burre qe vendin e ke ne rrethin me te fundit te turpit te historise… kam nje lajm per ty. Une nuk marr persiper te lidh ty me zinxhire… eshte nje pune qe duhet ta beje Ofelia qe ke ne shtepi,… po marr persiper te kryej cdo akt ligjor qe ty te dergoje prapa hekurave per demin e madh qe i ke bere ketij vendi. Ti je nje e keqe me e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je nje e keqe me vetdije por ke nje date limit sot… 25 prillin. Pas kesaj ti jo vetem do jesh humbes por do jesh pergjegjes per demet katastrofike qe ke sjelle ne kete vend. shpresoj fort qe ate dite nuk do na sjellesh raportin mjeksor qe je i papergjegjshem per veprimet e tua sepse vuan nga patologji te renda te trurit.
Gazeta Sot