Edi Rama

“Rama: – Edhe 300 herë më shumë po të jeni në protestë, sa të jem unë taksat nuk lëvizin

– 14 Mars 2022

Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë gjatë një komunikimi LIVE me qytetarët përmes rrjetit sovcial Facebook, duke thënë se nuk do të ketë heqje taksash.

Kryeministri Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.

‘Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’, deklaroi Rama”.

TV abc