Kalorësi i parasë Edi Rama

Rama flet për zgjedhje të parakohshme/ A po fillon tërheqjen kryeministri?

3 Prill, 2019

Situata politike duket se edhe për Edi Ramën është bërë e pakapërdishme. Në parlament sot ai foli për herë të parë për zgjedhje të parakohshme.

Rama la të kuptohej se nëse merrte jetë një skenar i tillë, ky do të ishte vullnet i njëanshëm i Partisë Socialiste dhe jo i opozitës.

Kryeministri nuk dëshiron të duket se po lëshon nga pozicioni i tij, në dukje i palëkundur. Kjo është arsyeja pse ai u shpreh se zgjedhjet e parakohshme nuk mund ti përcaktojë shantazhi dhe kërcënimi.

“Ka apo s’ka zgjedhje të parakohshme, këtë s’mund ta përcaktojë kurrë shantazhi dhe kërcënimi dhe asnjë lloj negocimi. Zero.” – u shpreh Rama, i cili shtoi se PS-ja e ka mundur opozitën dhe do ta mundë sërish.

“Kjo është vetëm vullnet i njëanshëm i PS, vetëm në rast se gjykojmë ne dhe jo për shkak të tyre. Ju kemi mundur. Do t’ju mundim prapë, do t’ju mundim më thellë.

Edi Rama

Jepni Shqipërisë një mundësi që të ketë një imazh tjetër. se ato dy sigla ne do t’i çojmë për skrap.” – u shpreh Rama.

Nga: TPZ.AL