![](https://i0.wp.com/www.shqiperia.com/blog/wp-content/uploads/2020/05/800-0-5ecf9c17afe78.png?fit=800%2C443&ssl=1)
“Rama flet si banda e Shijakut dhe vjedh si ajo e Durrësit”, Gazment Bardhi publikon videon dhe shpërthen me akuza të rënda ndaj kryeministrit: Solidaritet mes çunave problematikë!
“Rama flet si banda e Shijakut dhe vjedh si ajo e Durrësit”, Gazment Bardhi publikon videon dhe shpërthen me akuza të rënda ndaj kryeministrit: Solidaritet mes çunave problematikë!
28 MAJ 2020
Ish-deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka kujtuar edhe njëherë përgjimet e ‘Bild’ për vjedhjen e votave në Durrës e Dibër duke i përmendur Ramës se u bë kryeministër falë krimit të organizuar.
Bardhi thotë se Rama flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit dhe mashtrohen si Habilajt, kurse i fshihet drejtësisë si Eskobari.
Po ashtu Bardhi ironizon edhe me deklaratën e famshme të Gjiknurit gjatë përgjimeve për çunat problematik, duke thënë se kjo është një solidaritet mes tyre.
STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore! ????
Gazeta Sot