“Rama hyn në Përmet i maskuar!”- Tritan Shehu: Kryeministri në panik. Ju tregoj se si u fsheh mes…
“Rama hyn në Përmet i maskuar!”- Tritan Shehu: Kryeministri në panik. Ju tregoj se si u fsheh mes…
Jun 23 qershor 2019
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama hyri në Përmet i fshehur mes militantëve të Partisë Socialiste.
Opozita zhvilloi një protestë në hyrje të qytetit.
Dhjetëra persona dolën në një nga akset nacionale në zonë. Protesta ishte përgjithësisht e qetë.
Reagimi i plotë i Shehut:
Termet Peci fsheh Ramen midis makinave te militanteve te Tepelenes per tju shmangur zemërimit te popullit të Përmetit.
Peci për të tërhequr vëmendjen e popullit te Permetit, qe protestonin tentoi qellimisht te provokonte, nderkaq Rama kaloi ilegalisht e i fshehur.
Sot Rama arriti ne panik ne Permet me 90 minuta vonese se sheshi ishte me karrike bosh, derisa u cfaqen militantet e PS nga Tepelena, Memaliaj, Kelcyra e jashte Qarku dhe ai i fshehur midis tyre, nen “garancine” e Termetit.
Nje numer gjigand policesh e armesh ne makinat e tyre nuk mjaftuan per te siguruar Ramen aty.
Populli i Permetit, me vlera te pa llogariteshme, sot fitoi perseri.
Gazeta Panorama