Rama i beson Spartak Brahos në Tiranë një tjetër mandat deputeti.
Rama i beson Spartak Brahos në Tiranë një tjetër mandat deputeti.
11 MARS 2021
… Ai gëzon mbështetjen e shoqatave të Vetaranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare.
Spartak Braho ka një karrierë shumë të gjatë në politike. Ka qënë drejtues i strukturave të PS-se, Tiranë dhe Durrës. Braho ka qënë deputet në Kuvendin e Shqipërisë për 4 Legjislatura.
Kryesocialisti Edi Rama ka vendosur t’i besojë sërish për një tjetër mandat deputeti, një prej eksponentëve më të njohur të PS i cili do të garojë për një tjetër vend në parlament që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Braho është renditur i 28-ti në listë në qarkun e Tiranës, duke synuar kështu votat preferenciale të elektoratit. Mbështetja ndaj tij u reflektua një ditë më parë nga kreu i qeverisë, ndërsa u shpreh se listat e deputetëve nuk janë muzeumë dhe stenda për të vendosur vazot e antikitetit, skudra bëhet me lojëtarë që janë më në formë dhe në gjendje të fitojnë ndeshjen.
Kujtojmë se Spartak Braho, është një prej socialistëve të vjetër, pjëse e historisë së saj, shumë pranë kryeministrit Edi Rama dhe asaj pjese besnike të elektoratit të majtë. Ai gëzon gjithashtu mbështetjen e shoqatave të Vetaranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Clirimtare.
Gazeta Sot