20 Dhjetor 2024

Deputeti i PL, Petrit Vasili e ka quajtur Edi Ramën nj provokator dy leksh që u shfaq sot në Kuvendin e Kosovës, me ide shterpë, ku ishte peng i Serbisëdhe përcolli provokim dhe përbaltje…

Vasili u shpreh në postim se sot Rama ndodhej në vendin e gabuar dhe se shqiptarët duhet të t’ja heqin këtë turp Shqipërisë që ajo të përfaqësohet në mënyrën e duhur në Kosovë.
Është vërtet një ditë shumë e keqe për Shqipërinë që ajo përfaqësohet në Kosovë bash në Kuvendin e saj me këtë Kryeministër serbomadh, provokator e përçarës.’ shkruan Vasili

Postimi i plotë:

Rama në Kosovë, një provokator dy leksh!
Asnjë suprizë me Edi Ramën sot në Kosovë, provokime te paraditura, te stërditura e të përsëritura.
Sërish si një provokator dy leksh Edi Rama u shfaq sot në Kuvendin e Kosovës.
Shterp si përherë në ide dhe si peng i serbise, përveç provokimit, përçarjes dhe përbaltjes asgjë tjetër nuk doli nga goja e Edi Ramës.
Urrejtës i palodhur i Kosovës dhe dashnor pasionant i Serbisë, Rama ishte sot tërësisht në vëndin e gabuar në Prishtinë sepse atij zemra i rreh për Beogradin.
Megjithëse e di fort mirë se në Kosovë as nuk e do askush dhe askërkush nuk e dëgjon, ai megjithatë lëshon pa u lodhur provokime sipas devizes shpif shpif se diçka do të mbetet.
Rama guvon e thote: “nacionalizem reciprok mes Sebise e Kosovês”, ne ketë mënyrë ky i pacipë dhe përbuzës i sakrificave tê papërshkrueshme të Kosovës martire vë shenjën e barazimit mes nacionalizmit malinj dhe shovinizmit gjakatar serb me luften e Kosoves për pavaresi.
Është vërtet një ditë shumë e keqe për Shqipërinë që ajo përfaqësohet në Kosovë bash në Kuvendin e saj me këtë Kryeministër serbomadh, provokator e përçarës.
Ndaj shqiptarët duhet të jenë në këmbë për t’ja hequr këtë turp të pamerituar Shqipërisë, e cila edhe në ditët më të vështira të saja pavarsisht se cila parti apo kryeminister ka drejtuar vendin për Kosovën ka qënë gjithmonë e bashkuar.

Gaszeta Sot