27 Shkurt 2025

Ai theksoi se Reforma në Drejtësi ka krijuar një mundësi për SPAK që të godasë shtyllat e sistemit politik aktual, një mekanizëm ky që, sipas tij, ka mundësuar që Edi Rama të qëndrojë në pushtet për kaq shumë vite.

Mërtiri u shpreh se, nëse një prokuror nis një hetim, nuk ka asgjë që mund ta ndalojë, duke vlerësuar se ky është një rrezik për politikanët.

“SPAK është i rrezikshëm, sikur një prokuror të mos kontrollohet,” tha ai, duke shtuar se kjo mund të ketë pasoja të për strukturat e pushtetit.

Mërtiri gjithashtu përmendi që SPAK është duke goditur industrinë e blerjes së votës, një çështje që ka shkaktuar shqetësim te Edi Rama dhe ka kontribuar në pasigurinë që ndien aktualisht qeveria përballë këtij organi të drejtësisë.

“SPAK premton që ky sistem politik do shkatërrohet pasi po godet shtyllat e këtij sistemi dhe mekanizmin përmes të cilit Edi Rama qëndron në pushtet prej vitesh. Reforma në Drejtësi është formuar në mënyrë të tillë, që sikur edhe një prokuror i vetëm të nisë një hetim nuk ka gjë që e ndalon. Ndaj SPAK është i rrezikshëm, sikur një prokuror të mos kontrollohet, edhe ai përbën rrezik për politikën. Rama ndaj është i shqetësuar. Po ashtu SPAK po godet industrinë e blerjes së votës”, u shpreh Rama.