Rama i shqetesuar: – Që nga viti 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, pagat e deputetëve. – Taksë të jashtëzakonshme ndaj kompanive të prodhimit të energjisë
21 Tetor 2022
Kryeministri Rama u shpreh i vendosur se do të vendosi një taksë të jashtëzakonshme ndaj kompanive të prodhimit të energjisë dhe se të ardhurat do t’i përdorë për të ndihmuar shtresat në nevojë.
Gjatë një takimi me qytetarët në Elbasan Rama deklaroi se kjo politikë vjen pasi të ardhurat e këtyre kompanive janë rritur si pasojë e “fatit” të luftës dhe jo si pasojë e ndonjë investimi të veçantë.
“Kjo është një taksë e jashtëzakonshme për një fitim i marramendës që vjen si rezultat i fatit dhe jo për fat të ndonjë investimi të veçantë.
Fati i keq i njerëzisë e deshi që të fillonte një luftë, fat i mirë i këtyre që e solli t’iu bjerë sëpata në mjaltë
Ne atyre do i vëmë një taksë të jashtëzakonshme për të mbledhur të ardhura plus të cilat nuk do t’i çojmë në buxhet në punë të tjera, por do t’i rishpërndajmë tek ata që janë në nevojë, duke filluar te pensionistët e duke vijuar tek të tjerët.
Që nga viti 2013 nuk janë rritur asnjëherë pagat e ministrave, pagat e deputetëve, nuk kanë për tu rritur sa të jem unë këtu. Pse? Për një mesazh shumë të thjesht,
Për faktin se për sa kohë ne nuk jemi në gjendje t’ua u rrisim të tjerëve pagën deri në momentin që të mund të rrisim pagën tonë, ne nuk do ta rrisim pagën tonë”, tha Rama.