Rama jep tre lajme të rëndësishme: Nga dyfishimi i ndihmës ekonomike, rimbursimi i ilaçeve tek sigurimi i vaksinës

16 NËNTOR 2020

Kryeminsitri Edi Rama deklaroi sot nga parlamenti se qeveria do të dyfishojë ndihmën ekonomike për të gjitha familjet për gjithë periudhën e pandemisë.

Kreu i qeverisë tha se do të financohet gjithë paketa e ilaçeve për çdo qytetar që infektohet me koronavirus.

“Do financojmë recetën baze dhe do fusim në skemë për t’u rimbursuar të të gjithë medikamenteve në funksion të të gjithë prekurve nga COVID. Ne do të dyfishojmë ndihmën ekonomike, në funskion të të gjitha familjeve, për gjithë periudhëne  pandemisë. Janë pjesa më vulnerable e shoqërisë.”, tha Rama.

Kryeministri garantoi qytetarët, se Shqipëria ka prenotuar aksesin në vaksinën ndaj koronavirusit, pasi ka paguar edhe kaparin.

“Kemi paguar edhe kaparin për COVAX. Kemi hyrë në rrjetin e shteteve që kanë prenotuar aksesin e vaksinës sapo të dalë”, deklaroi kryeministri.

Gazeta SHQIP