21 Prill 2025

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ishte në Pukë, ku prezantoi kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij ai akuzoi kryeministrin Rama dhe ministrat e tij se janë të zhytur në vjedhje dhe korrupsion.

“Çfarë ndodhi në janar të këtij viti, kur erdhi buxheti?! Rama i zhytur me ministrat e tij në vjedhje dhe korrupsion të paimagjinueshëm pati zemër, pati shpirtkeqesi, të ndajë nga 8 miliard euro për 760 mijë gra të burra të moshuar 16 milionë. Kur ne kërkuam të votohet ligji i minimumit jetik, kjo tha na çon në humnerë. Ca humnere mo i pashpirt, pse nuk ra në humnerë Mali i Zi, Maqedonia apo Kosova”, tha kreu i PD.

Lideri i PD deklaroi se kjo është një betejë kundër humneres, ndërsa premtoi se ne 100 ditet e para te qeverise nuk do kete mjerim. Ai premtoi gjithashtu edhe ulje te cmimit te naftes.

“100 ditët e para jam këtu për t’ju dhënë fjalinë nderit se në Pukë, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro. Nuk do ketë ndihmë ekonomike nën 200 euro

Nafta do zbresë në nivelin e çmimit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Çmimi i naftës 1030 lekë, këtu 1700 lekë, Imagjinoni ju. Pse kjo? Sepse Edi Rama ju taton ju 1 euro për çdo litër naftë. Miq mund të ndodhë ti thotë ndonjë mik i juaji se Berisha e ka për politik. Jo, po ta kisha për politike nuk e dërgonte në parlament ligjin për minimumin jetik“, u shpreh Sali Berisha.