“Rama ka interesa që të fusë PD-në në qorrsokak”, Minxhozi: – Berisha dhe Basha duhet të reflektojnë

15 Nëntor 2021

Analisti Skënder Minxhozi i ftuar në emisionin ‘RealStory’ në ‘News24’  foli për zhvillimet e brendshme në Partinë Demokratike.

Ndalur tek përplasjet mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Luzlim Basha Minxhozi tha se në këtë moment është koha që të dy personazhet të reflektojnë për t’i dhënë zgjidhje.

Nga ana e tij drejtori i Informacionit të ‘Neës24’, Robert Rakipllari njoftoi se Kryesia e ka votuar propozimin e Bashës për mbledhjen në datën 18 dhjetor.

“Në kushte që ndodhet kjo parti me këtë frakturë kaq të thellë mes dy krerëve atin që ishte dhe atij që është, çdo gjë mund të ketë por përveçse fitues. Nuk kemi parë gjë akoma, kam frikë. Në këtë moment që ndodhemi vlen një reflektim në raport me fatet e atyre që luajnë brenda skemës. Unë e pranoj që Rama ka interesa që këtë parti ta fusë në këtë lloj qorrsokaku dhe të përfitojë, por ajo që nuk kuptoj dot është se si ti përpiqesh të më futesh në kurth dhe unë futem kokë e këmbë në kurth. Se si këta dy persona pasi u shpall Berisha non-grata, si nuk ka pasur një negociatë serioze për të shpëtuar partinë bashkë me fatet personale nuk arrij ta kuptoj. Se si sot qëndrojnë 4 mijë letra në një zyrë dhe këta kanë kaq shumë urrejtje për ta sqaruar mirë këtë punë. E kuptoj të gjithë lojë e pisët që mund të ketë bërë pala tjetër”, tha Minxhozi.

BalkanWeb