Rama kërcënojë me vendin e punës arsimtarët e mjekët, për këmbët e thyera të karriges së tij
Rama kërcënojë me vendin e punës arsimtarët e mjekët, për këmbët e thyera të karriges së tij
7 prill 2021
Deklarata e plotë e Petrit Vasilit
Të nderuar qytetare dhe qytetarë,
Në mënyrë të paprecedentë dhe skandaloze dhe të padëgjuar kurrë më parë, sharlatani Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama guxoi të shantazhonte misionarët e edukimit dhe shëndetit, arsimtarët dhe mjekët e infermierët, duke i kërcënuar ata me vendin e punës.
Kërcënon pra misionarët e edukimit, ata që përgatisin brezat dhe të ardhmen e vendit, ata që përgatisin mijëra e mijëra djem dhe vajza, të rinj dhe të reja për të qenë me dinjitet, për të qenë me karakter, për të pasur kurajën që të përballen me të vërtetat dhe ti thonë ato, për të pasur kurajën për të vendosur për jetën e tyre e të mos vendosin të tjerët për ta, ai guxon ti shantazhojë me vendin e punës.
Në mesin e një ngjarjeje të paprecedentë siç është pandemia, guxon të shtantazhojë edhe mjekët dhe infermierët, ata të cilët përballen në çdo ditë e në çdo orë me luftën për jetën e për shëndetin, e të cilët janë përballur në të kundërt me një Kryeministër si ky, që ky dhe vetëm ky, për herë të parë, ka larguar nga puna mjekët për bindje politike, që nuk ishin bindje politike, por ishin vetëm kërkesa për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve dhe për tu thënë ‘JO’ gënjeshtrave dhe propagandës.
Është ky dhe vetëm ky që ka nxjerrë dhjetëra e dhjetëra infermierë e mjekë që të rrinin e të prisnin me orë në oborret e spitaleve, derisa të mbaronte ky estradat e propagandës së tij të neveritshme, duke i shkëputur nga puna, nga vija e parë, nga kujdesi tek shtrati i të sëmurit dhe të gjitha detyrat e tyre të domosdoshme për jetën.
Pra, edukatorët dhe mjekët e infermierët janë gjendur dje në një ofensivë të pacipë e të paskrupullt të Edi Ramës vetëm e vetëm për këmbët gjysmë të thyera të karriges së tij. Këta mjekë dhe infermierë dhe këta arsimtarë militojnë aty dhe janë dy armata të mëdha, që militojnë aty prej vitesh. Janë aty dhe do të jenë aty për të mirën e vendit dhe kurrkush nuk mund ti prekë.
Garancia e vetme është që më 25 prill askush nuk do ti shantazhojë dot më me vendin e punës, siç bën Edi Rama. Askush më pas 25 prillit nuk do ti rreshtojë e do të mbushë sheshet e spitalit e ti heqë nga shtrati i të sëmurit vetëm e vetëm për të bërë propagandën e Edi Ramës. Askush nuk do ti largojë më nga puna mjekët dhe infermierët sepse duan që shërbimi ndaj qytetarëve e pacientëve të jetë më i mirë.
Më 25 prill do të largohet vetëm armiku i vetëm i arsimit dhe i dijes, shkollë paku dhe i pashkolli, atentatori i arsimit dhe i dijes dhe njëkohësisht atentatori i shëndetit. Do të largohet ai, i cili shantazhon me vaksinat, i cili shantazhon me vendet e punës, shantazhon me gjithçka në emër vetëm e vetëm të një karrigeje, të karriges së tij.
Dhjetëra e mijëra mësues, mjekë dhe infermierë janë aty dhe do të jenë aty si një e mirë e madhe kombëtare, dhe ne do të bëjmë gjithçka që ata të paguhen më mirë, të kenë gjithë dinjitetin dhe t’iu rikthehet dinjiteti i rimëkëmbur e të mbeten aty si misionarë që i duhen Shqipërisë së sotme dhe të nesërmes, e cila pastrohet nga sharlatanët në qeverisjen e vendit, që i shqetësojnë, i mërzisin, i bezdisin e i pengojnë në punën e tyre.
26 prilli do të jetë dita e parë e një mënyre të re të të funskionuarit, të edukimit në njërën anë dhe shëndetësisë në anën tjetër, jashtë çdolloj presioni apo shantazhi politik, por që do të kenë vetëm një kërkesë: Të kryejnë siç duhet, ashtu siç e kanë bërë për vite me radhë, detyrën e tyre të shenjtë, e cila ka qenë një e mirë e paçmuar për të gjithë shqiptarët.
Ju faleminderit të gjithëve!
Gazeta Panorama