Rama: – KFOR të marrë në kontroll Veriun e Kosovës
28 Shtator 2023
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se KFOR duhet të marrë në kontroll Veriun e Kosovës. Ai theksoi se diçka të tillë e ka propozuar dhe më herët në samitin e NATO-s. Kjo pasi, sipas Ramës, vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.
“Që ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më nesër dhe largqoftë dhe më keq. Edhe qeveria e Kosovës të mos degradoj në një arenë luftimesh të herë pas hershme, të cilat mund ta kthejnë në një dombas të vogël, ama mjaftueshmërisht të madh, për ta kthyer të djeshmen në të sotme dhe të ardhmen në të djeshme, duke i humbur Shqipërisë, Kosovës padyshim dhe gjithë këtij rajoni dhe kushedi sa vite të tjera për t’u rikthyer aty ku jemi sot dhe lërë për të shkuar atje ku duhet të jemi nesër.
Prandaj e kam thënë që formati i zyrtarizimit të dialogut duhet ngritur në nivelet e një konference të normalizimit. Me planin franko-gjerman si udhërrëfyes të bisedimeve të pandërprera, ndërsa përfaqësimi i BE dhe i komunitetit euroatlantik duhej ngritur në dialog.
Me Francën dhe Gjermaninë në presidencë në nivelin e presidentit dhe kancelarit si bashkëautore të këtij plani, sot besoj është e qartë për të gjithë se formati i Brukselit ku shkojnë e vijnë dy burra nuk ka më asgjë për t’i ofruar paqes në këtë situatë të re. Kjo besoj minimalisht është e qartë.
Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stokë viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marr në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, u shpreh ai.
Gazeta Dita