“Rama kreu i mafies”, gazetari i njohur bën deklaratën e fortë: – Godina e Kryeministrisë është marrë me qira nga…
3 Qershor 2024
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, të akuzuar nga mediat meksikane dhe ato kanadeze si pastrues i parave të kartelit të Sinaloas.
Çollaku theksoi se sipas deklaratave të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, Rama i takon mafiozët në zyrë, ku bën mbledhje me ta.
“Kur flitet për kartelin ‘Sinaloa’ që është karteli meksikan, i cili dërgon në ShBA çdo vit, 25% të kokainë, flasim për miliarda euro. Karteli i ‘El Chapos’. Ky zotëria që shkruajnë edhe mediat kanadeze dhe meksikane që është në botën e pastrimit të parave me kazino, ndërtimi dhe histori të tjera penale, hyn në zyrën e kryeministrit një herë me libër një herë me lulelakër, dhe në fund i jep kazino dhe ajo që deklaroi zoti Ahmetaj, ai takon mafiozët në zyrë, bën mbledhje me ta.
Godina e kryeministrisë është marrë me qera, paradite punojnë zyrtarët publikë, pasdite punojnë ata që bëjnë agjendën e tyre, mafiozët. Shkojnë në Këshillin në Ministrave, ulen me kryeministrin që është kryeministri i mafizove, kreu i bordit të mafias në Shqipëri, vëllai i të cilët po hetohet edhe në Gjermani dhe në Shqipëri dhe nuk duhet të kenë aspak kompleks zotërinjtë dhe zonjat e SPAK që hetimi pasuror duhet të nisë edhe për zotërinë në kuadër të ligjit antimafia”, tha Çollaku.