16 Janar 2024

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu është shprehur përmes një postimi në rrjetet sociale se kryeministri i ngriti “kurth” Presidentit Bajram Begaj sot në Kuvend.

Shehu u shpreh se Kreut të Shtetit iu ngrit kurth pasi nuk kishte asnjë njoftim zyrtar për fjalën e tij dhe se fjala që duhet të mbahej nuk ishte as në rendin e ditës.

Sipas tij kjo ishte një heshtje dhe fshehtësi konspirative nga drejtuesit e Kuvendit dhe një veprim jashtë çdo norme etike ndaj Presidentit të Republikës.

Ai theksoi se ky veprim u krye për ta përdorur më tej si argument ndaj opozitës.

Reagimi i plotë:

Rama, “kurth” Presidentit sot ne Kuvend!
Une nuk di ne detaje cilat kane qene “garancite” apo argumentat, qe Rama&Co i kane dhene Presidentit, per ta bindur ne ardhjen e tij te pa pershtateshme sot ne Kuvend.
Ne nje kohe protestash te opozites ne te drejten e saj, krejt te parashikueshme e te pritshme keto!
Por ajo qe te ben te lexosh qartesisht „kurthin“ e maxhorances eshte evidente.
Asnje njoftim zyrtar nuk u dha paraprakisht per fjalen e Presidentit.
As dhe deputetet nuk ishin njoftuar, qofte dhe nga programacioni i seancave sic ndodh rendom.
Ajo “fjale”, qe do mbahej nuk ishte vendosur as ne rendin e dites…

Heshtje dhe fshehtesi konspirative nga drejtuesit e Kuvendit.

Jashte cdo rregulli, norme qofte dhe etike kjo ndaj Presidentit, pa dyshim e kryer nga maxhoranca.
Cdo gje ju la befasise, ne nje situate ku vazhdon e vazhdonte rezistenca e opozites ndaj shkeljes se parlamentarizmit prej maxhorances.
Dhe ne nje gjendje te tille, pa asnje diskutim paraprak, direkt ne seance ku dhe kur opozita po protestonte, njoftohet se do te pershendese Presidenti.
Kjo nuk mund te jete as nje «gafe» e as nje mendjelehtesi e drejtuesve, eshte shume e „trashe“ per te qene e tille.
Pa dyshim gjithecka shpreh mungese respekti nga autoret per Presidentin.
Ashtu sic ishte ne te vertete nje «kurth» cinik ndaj Tij.
Per te perdorur me tej si argumente kunder opozites pasojat.
Duke mbetur nje „gracke“ infantile, por shume dashakeqe.
Qe te ben te mos ndjehesh mire.…

Nga Gazeta Sot