Rama lëshon Lefter Kokën: – Në diell punonim bashkë për projektin, se çfarë bënte skutave të zeza ….
Rama lëshon Lefter Kokën: – Në diell punonim bashkë për projektin, se çfarë bënte skutave të zeza ….
Nga OraNews
23 Shkurt 2022
Gjatë dëshmisë së tij në komisionin hetimor të incineratorëve kryeministri i quan revolucion mjedisor që i ka dhënë frymëmarrje Tiranës, Fierit e Elbasanit projektet e incineratorëve. Pranoi se ka punuar me ministrin Koka për këto projekte por tha se nuk mban përgjegjësi për ato çfarë janë bërë skutave të errëta.
Edi Rama: “Mishi është i dobët që do të thotë njeriu bie në sprova dhe sprova e pushtetit është sprova më e fortë sepse pushteti ka shumë tundime. Që do të thotë ajo që unë si kryeministër bëj duke pasur parasysh këtë është që i referohem asaj që bëhet në dritën e diellit, çfarë gjithsecili mund të mendojë gabimisht se mund ta bëjë nëpër skuta duke shfrytëzuar pozicionin që ka në dritën e diellit është një çështje që e ka gërryer shumë këtë vend.
Për këtë arsye unë e kam dashur me pasion reformën në drejtësi. Për këtë arsye unë nuk i ndaj në të majtë e të djathtë kur bëhet fjalë për përballë prokurorisë”
Rama pranon se ka folur dhe me Kokën lidhur me akuzat.
Rama në komisionin hetimor: I dal për zot revolucionit mjedisor. Për incineratorët u paguan 55 mln euro
Edi Rama: “Kur kam dëgjuar 430 milionë euro sigurisht që jam alarmuar. Kam vënë alarmin se nuk ekzistojnë 430 milionë euro. Unë dëgjoj këtej, shkoj me vrap atje. Atje plehrat mblidhen trajtohen. Me ministrin e Mjedisit kam punuar shumë mirë. Kurrë nuk më ka folur mua për skuta e kurrë nuk i kam thënë ç’bëhet nëpër skuta se kemi punuar për projektin. Nëse ato për të cilat ai dyshohet janë të vërteta e cakton tjetër kush. Problemi që kemi ne janë akuzat që bëni ju për grup të strukturuar kriminal. Unë e kam mbledhur grupin kriminal dhe i kishit këtu ata që keni përmendur, flas për ministra e po ju them. 100 herë të ktheheshim mbrapa 100 herë do e bënim sërish. Merr frymë Tirana, Elbasani e Fieri.
Pune shteti
Pranon se buxheti i shtetit vijon të paguajë incineratorët edhe pse dy administratorët janë në kërkim.
Edi Rama:“Ata nuk janë në kërkim se kanë marrë 430 milionë euro e kanë ikur. Jam në dijeni që ka 2 persona në kërkim dhe jam shumë i lumtur që reforma në drejtësi po funksionon dhe kur kam thënë të majtë e të djathtë nuk kam bërë propagandë. Nëse unë them do të bëjmë këtë. Do të angazhohet një skuadër e tërë e dikush nga skuadra diku përveçse bën atë.. Unë me Lefter Kokën kam punuar mirë..
Jorida Tabaku: A jeni në dijeni që buxheti i shtetit vijon të paguajë incineratorin e Fierit e të Tiranës pavarësisht se po gjykohen administratorët?
Edi Rama: Po jam në dijeni. Ata nuk janë duke u gjykuar por hetuar dhe përsakohë nuk kemi asnjë vendim nga organet përkatëse vijon kontrata. Është shumë e thjeshtë. Gjëra të thjeshta të punëve të shtetit.
Më duket e pamundur që me 55 mln euro të ndërtohet dhe incinerator në Zimbabve. Nuk më dalin llgoaritë.