Rama, Manastirliu e Beqaj, do të thirren për të dëshmuar në Komisionin Hetimor
25 Mars 2024
Kryetarja e Komisionit Hetimor të dy koncesioneve në Shëndetësi, Albana Vokshi ka lexuar një deklaratë për punën e këtij komisioni, ku pjesë janë edhe thirrje për të marrë në pyetje zyrtarë të lartë, duke nisur nga kryeministri Edi Rama.
Vokshi prezantoi edhe kalendarin e punës së hetimit, ku sugjeroi që dëshmitarët të merren në pyetje brenda datës 10 qershor.
“Sugjeroj që mbledhja e dokumentacionit të behet brenda datës 5 prill, shqyrtimi i dokumentacionit brenda datës 20 prill. Pyetje e dëshmitarëve të bëhet brenda datës 10 qershor, analizimi i akteve dhe dokumenteve brenda datës 25 qershor. Shqyrtimi përfundimtar dhe mbyllja e hetimit brenda datës 15 korrikut. Prezantimi brenda datës 20 korrik”, tha Albana Vokshi.
Lista e personave qe do merren ne pyetje:
1-Edi Rama
2-Ilir Beqaj
3-Ogerta Manastriliu
4-Shkëqlim Cani
5-Anila Denaj
6-Albana Kociu
7-Klodjan Rjepaj
8-Geraldina Prodani
9-Ortakët dhe administratorët e të dy koncesionarëve
10-Nisma Thurje
11-Endri Tafani
12-Pano Soko
13-Artan Koni
15-Drejtorët e Fondit të Sigurimit të detyrueshem që nga firmosja e kontratave deri në zbatimin
16-Drejtuesit e qendrave spitalore universitare dhe spitaleve që nga nisja e zbatimit të koncesionit.
17-Kryetaret dhe anëtarët e dhënies së koncesioneve
18-Anëtarët e KPP që kanë trajtuar ankimimet
19-Drejtuesit e agjencisë së prokurimit publik
20-Avokatura e shtetit
21-Çdo person që ka dijeni rreth objektit të hetimit dhe që rezulton i përfshirë nga shqyrtimi i dokumentacionit zyrtar.
Gazeta Dita