Rama mbron incineratorët: Nuk ka aferë, të merret drejtësia, jo balta mediatike e propaganda politike
Rama mbron incineratorët: Nuk ka aferë, të merret drejtësia, jo balta mediatike e propaganda politike
Nga OraNews
16 Shkurt 2022
Kryeministri Rama ka replikuar ditën e sotme me një komentues lidhur me çështjen e incineratorëve në vend.
Rama nuk e cilëson aspak si aferë këtë çështje dhe shton se është bërë një punë e mirë duke shpëtuar komunitetet nga makthi i plehrave.
Sipas tij, për këtë gjë ka pasur vetëm individë që kanë punuar pas shpinës që qeverisë dhe se gjykimi i tyre i takon drejtësisë dhe jo propagandës politike e baltosjes mediatike.
Incineratori i Elbasanit me shkelje për emergjencën mjedisore, u shmangën strukturat qëllimisht
Kryebashkiaku i Elbasanit në komision: Incineratori nuk punon prej 2 muajsh, është fikur
Ilir Mustafaraj: A ndjeni pergjigjesi Ju Z. Kryeministër per aferën e inceneratorve?.
Edi Rama: Ilir Mustafaraj per cilen “afere te inceneratoreve” se une nuk di ndonje afere inceneratoresh, po di nje pune te mire qe ka shpetuar tre komunitete te medha nga makthi i plehrave, ne Tirane, Elbasan dhe Fier!
Nese ne kete pune te mire ka pasur edhe individe qe mbrapa shpines se qeverise, kane abuzuar me pushtetin e tyre, per te nxjerre perfitime te paligjshme, kete e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtesise, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat jane ndertuar, jane aty dhe jane ne sherbim te komuniteteve, te shendetit publik e te mjedisit.